“Ik se ti q*va r*bt”/ Sherr i madh në Tiranë, dy grupe të rinjsh “fut e bjer” në Astir

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.03.2023, 21:08

Nuk kanë fund episodet e dhunshme në Shqipëri.

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e njohur si “Astiri” në Tiranë.

Një qytetar ka filmuar pamjet e dhunshme ku shikohet se si dy grupe të rinjsh zihen më njëri-tjetrin.

Nga pamjet duken se disa nga të rinjtë kanë edhe shkopa bejzbolli në dorë. Ndërsa nga zërat dëgjohen se disa godasin kundërshtarët edhe me gurë.

Vlen për t’u theksuar se policia fatkeqësisht nuk u duk askund duke përforcuar idenë se në Shqipëri çdokush bën çfarë të dojë pa u shqetësuar nga autoritetet e rendit.

Në vijim mesazhi i mbërritur në redaksinë tonë nga qytetari:

Mirembrema JOQ! Sherr mes dy grupeve ne Astir te kompleksi Molla, ishalla nuk kane demtuar ndonje makine. Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit