Altin Goxhaj denoncon: Berisha bashkëpunon me SOROS!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.03.2023, 20:12

Sali Berisha dhe Partia Demokratike kanë organizuar një aktivitet për ditën e nesërme që ka në fokus "Shpopullimin dhe zhbërjen e Shqipërisë nga qeverisja Rama". Avokati i njohur Altin Goxhaj ka bërë thirrje për bojkotin e këtij aktiviteti pasi sipas tij Berisha po bashkëpunon me Soros.

Në një postim në "Facebook", avokati e ka quajtur të turpshëm këtë aktivitet pasi thotë se një aktivitet i tillë është pjesë e fushatës që ka ndërmarrë Sorosi këto muaj për të pranuar se "Shpopullim ka, por këtë s'po e bën Soros!" Më tej ai thotë se Departamenti kundër Shpopullimit dhe Mbrojtjes së Familjes është përjashtuar nga ky event i cili synon pazarin mes Soros dhe PD.

Avokati Goxhaj thotë se kjo Konferencë Turpi(siç e quan ai) e organizuar nga Alfred Lela dhe Akil Kraja "nën kujdesin e kryetarit Sali Berisha" synon të falsifikojë tezën e shpopullimit të Shqipërisë në kuadër të pazareve të pista që tashmë dalin çdo ditë. Prandaj ai iu kërkon të gjithëve që ta bojkotojnë dhe të mos marrin pjesë.

Postimi i plotë i avokatit Altin Goxhaj:

TURP! BOJKOTOJE NESËR KËTË AKTIVITET TURPI, FALSIFIKUES DHE PLAGJIATURË IMORALE TË PD NË PAZAR DIREKT ME SOROS!

Thirrje nga Avokati Altin Goxhaj Vs Qeveriu (Levizja AntiSoros Për Shqipërinë)

MASKARALLËKU..

Nesër PD, siç kanë nxjerrë me krenari këtë njoftim këta krenaristët e paturpë të PD,

"Partia Demokratike e Shqipërisë, nën kujdesin e kryetarit Prof. Dr. Sali Berisha, organizon konferencën "Shpopullimi ose zhbërja e Shqipërisë: nga “Doktrina Çubrilloviq” te “qeverisja Rama”. E mërkurë, 29 Mars, ora 11.00, Salla “Pjetër Arbnori”, Partia Demokratike, Bulevardi Zhan d’Ark, Tiranë.

KY EVENT ZHVILLOHET NË KUADËR TË FUSHATËS SË SOROS KËTO MUAJ..

Pikësëpari ky aktivitet është i turpshëm deri në neveri, jo sepse kanë bërë plagjiaturë duke përdorur tezën time dhe duke mohuar autorin, por sepse ky aktivitet është pjesë e fushatës që ka ndërmarrë Sorosi këto muaj për të pranuar se "SHPOPULLIM KA, POR KËTË S'PO E BËN SOROS!"!

BIRN Albania e Soros, Faktoje e Soros, Tiku i Soros, madje dhe vetë Edi Rama e pranoi që "punë ka por s'ka punëtorë"!

Në këtë kuadër, nesër edhe PD i bashkangjitet Fushatës së Soros që "SHPOPULLIM KA POR KËTË S'PO E BËN SOROS!"!

Me këtë aktivitet është marrë personalisht Alfred Lela dhe Akil Kraja, dy zarat e Soros në PD bashkë me Ines Nurjen e cila jep vazhdimisht intervista që "Shpopullim ka por nuk e ka fajin Soros por emigrimi për shkak të rrogave të ulëta dhe rënia e lindshmërisë për shkak të kostos së lartë ose karrierës së grave!!!"

DEPARTAMENTI KUNDËR SHPOPULLIMIT NË PD ËSHTË PËRJASHTUAR NGA KY EVENT..

Unë pyeta Drejtuesin e Departamentit kundër Shpopullimit dhe Mbrojtjes së Familjes në PD, Z. Aulon Bej Kalaja i cili mbeti i habitur dhe më tha që "jo vetëm që ai s'ja kishte idenë sepse nuk i kishte thënë kush gjë, por asnjë nga Departamenti që ai drejton nuk ka idenë dhe askush nuk ishte njoftuar!"

Kuptohet pse! Departamenti kundër Shpopullimit në PD është i vetmi Departament AntiSoros dhe që kur u themelua vuri në qendër të fokusit Axhendën Soros kundër Shpopullimit të Shqipërisë dhe vetë Auloni, një javë më parë ishte i vetmi që targetoi Soros në Konferencën për një Doktrinë të Djathtë në PD!

Paraprakisht kontrollova edhe grupin e whatsappit të Departamentit (sepse unë jam një bashkëpunëtor ndihmues i këtij Departamentit për çështjet e Axhendës së Shpopuillimit) dhe askush nga drejtuesit e PD nuk kishte dërguar asnjë njoftim askujt! Kuptohet pse!

Nuk duhet të dalin provat dhe faktet se si Soros po përdor Memorandumin e Çubrilloviç për të realizuar Axhendën Soros për Shpopullimin e Shqipërisë!

PSE DUHESHA PËRJASHTUAR UNË NGA KY EVENT: SEPSE KA PAZAR SOROS-PD!

Qëllimi i këtij aktiviteti të shëmtuar është pikërisht pazari me Soros për të fshehur që Shpopullimi i Shqipërisë si QËLLIM DHE INVESTIM I DREJTËPËRDREJTË I SOROS ME INSTITUTE THINK TANK-U GREKE NË SHBA (CID – KOKKALIS) dhe ndaj janë përjashtuar të gjithë ata që janë në gjëndje ta denoncojnë!

Tashmë të gjithë ju e dini që Teza e Axhendës Soros për Shpopullimin dhe Zhbërjen e Shqipërisë dhe RiPopullimin e saj me "skllevër" afro-aziatikë dhe e gjitha kjo është e bazuar në Memorandumin e Çubrilloviç, është ideuar dhe promovuar nga unë në kushtert e censurës 10vjeçare sdms të ÇimPekave dhe Fevzove të Veremliut të Tiranës!

Ju e dini që unë kam një libër studimor në dorë që siç e kam njoftuar e kam lënë ta publikoj pas 14 Majit!

Askush përveç meje në Shqipëri nuk është në gjëndje të paraqesë provat dhe faktet se si është pikërisht Mafia Soros që po Shpopullon Shqipërinë!

Ky është fakt që s'mund ta mohojë askush, sidomos Berisha dhe zarat e tij të Soros në PD!

(Që t'ju freskoj memorien ndiqni këtë video virale në një nga shumë prezantimet e mia për Axhendën Soros për Shpopullimin e Shqipërisë dhe Ripopullimin e saj sipas Memorandumit të Çubrilloviç: https://fb.watch/jyMCBN1OZ_/

JU QË JENI FTUAR, BOJKOTOJENI, MOS U BËNI BASHKËPUNËTORË TË PAZAREVE TË SOROS DHE PLAGJIATURAVE IMORALE NË PD

Nesër kjo Konferencë Turpi e organizuar nga klyshët e Soros në PD (Alfred Lela dhe Akil Kraja) "nën kujdesin e kryetarit Prof. Dr. Sali Berisha" synon të falsifikojë tezën e shpopullimit të Shqipërisë në kuadër të pazareve të pista që tashmë dalin çdo ditë!

Unë i bëj thirrje çdokujt që është i ftuar që ta bojkotojë!

Mos u bëni pjesë e turpit të një aktiviteti plagjiaturë në emër që kërkon të fshehë autorin për të fshehur Sorosin!

Kini respekt për veten!

MOS KINI ASNJË DYSHIM QË KY EVENT SPONSORIZOHET NGA SOROS NË KUADËR TË FUSHATËS SË TIJ TË MUAJVE TË FUNDIT ME SLOGANIN: "SHPOPULLIM KA POR NUK E KA FAJIN SOROS POR GJËNDJA EKONOMIKE DHE RËNIA E LINDSHMËRISË.. SI KUDO!"

P.s. Kur këta vjedhin edhe fjalët e tjetrit (për ti keqpërdorur dhe falsifikuar) mendo çfarë do u bënin parave tuaja nesër në pushtet... imagjinar se kurrë nuk do e shohin derisa ti emërojë Rama apo Veliajt në ndponjë drejtori apo ministri.. siç ka ndodhur!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit