Rusia godet me raketa termocentralet ukrainase/ Nevrikoset Zelensky: Putin, një “dragua” që nuk ngopet kurrë!

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 10.02.2023, 19:38

Mëngjesin e ditës së sotme (e premte, 10 shkurt 2023) Kievi është zgjuar nën kërcënimin e shpërthimeve. Nga ana tjetër administrata lokale qetësoi qyretarët se në kryeqytet ishin aktivizuar mbrojtjet kundërajrore.

Operatori i rrjetit elektrik të Ukrainës Ukrenergo tha se objektet e tensionit të lartë në lindje, jug dhe perëndim të vendit janë goditur nga sulmet me raketa ruse. Për shkak të këtyre dëmtimeve është ndërprerë furnizimi me energji elektrike.

Më herët ushtria ukrainase kishte njoftuar se Rusia kishte nisur një sulm masiv me raketa dhe drone kundër vendit. Rusia, thuhej në deklaratë, lëshoi gjashtë raketa lundrimi Kalibr, deri në 35 raketa S-300 kundër provincave Zaporizhia dhe Kharkiv dhe përdori shtatë drone Shahed.

Nga ana tjetër, në një intervistë për “ Der Spiegel” presidenti ukrainas Volodimir Zelensky tha se “Putini është një dragua nuk ngopet kurrë”, ndërsa shpreh besimin se, nëse Rusia e fiton këtë luftë ai do vazhdojë ta bëjë të njëjtën gjë në një vend tjetër.

Ai vazhdimisht thekson se mbështetja e luftës së Ukrainës është në interesat e vetë evropianëve, ndërsa e përshkruan marrëdhënien e Kievit me Berlinin me ukje dhe ngritje.

Fuqia e Putinit bazohet në fitore dhe pushtime. Nuk mund ta ndaloni, sepse ai është një dragua do vetëm të hajë. Për të kënaqur oreksin e tij, i japin një shtet pas tjetrit, ose disa copa prej tyre. Por në botën e sotme, rusët nuk do t'i ndalin as kufijtë dhe as oqeanet. Jam absolutisht i sigurt për këtë”, thotë zoti Zelensky, duke fajësuar palën ruse për përshkallëzimin e konfliktit.

Ata kanë torturuar, vrarë dhe varrosur njerëz të gjallë. E dija nga librat se kishte një lloj mizorie, vrasje masive. Por nuk mund ta imagjinoja të ndodhte përsëri në botën e sotme. Nëse Putini e fiton këtë luftë, do të bëjë të njëjtën gjë gjetkë”, thekson ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit