Britney Spears ka anuluar trajtimin mjekësor, që ishte duke marrë dhe të afërmit e saj thonë se kjo lëvizje mund të jetë kërcënuese për jetën e saj.
Ylli i popit asnjëherë nuk ka treguar publikisht ndonjë detaj për sëmundjen e saj, megjithatë, spekulohet gjerësisht se është duke luftuar me probleme të ndryshme të shëndetit mendor, duke përfshirë çrregullimin bipolar dhe çrregullimin e stresit post-traumatik.
TMZ raportoi se profesionistët mjekësorë ishin planifikuar të paraqiteshin në shtëpinë e Spears të martën e kaluar, me pëlqimin e bashkëshortit të saj Sam Asghari dhe menaxherit të saj.
Plani ishte që këngëtarja të zhvendosej në një shtëpi me qira në zonën e Los Anxhelosit, ku do të qëndronte për rreth dy muaj, për të marrë trajtim dhe kujdes mjekësor. Megjithatë, dikush nga rrethi i saj i ngushtë e ka anuluar dhe burimet thonë se situata është bërë gjithnjë e më e rrezikshme për këngëtaren.
Sipas burimeve, sjellja e çrregullt e Britney Spears po shkakton shqetësim tek të afërmit e saj, pasi ajo nuk po merr ilaçet e përshkruara, të cilat janë jetike për stabilizimin e humorit të saj.
Burimet thanë gjithashtu se Britney Spears ka trauma që mund të trajtohen vetëm me ndihmën e terapistëve dhe ekspertëve. Ata besojnë se një ndërhyrje është e nevojshme për të ndihmuar Brittney-n të shërohet dhe ta kthejë jetën e saj në rrugën e duhur.
Vendimi për të anuluar kujdesin e saj ka zemëruar ata që besojnë se është e nevojshme të ndihmohet këngëtarja. Megjithatë, siç raportohet, njerëzit e saj nuk po dorëzohen dhe do të vazhdojnë të bëjnë presion që ajo të marrë të gjithë kujdesin e nevojshëm.