Udhëtimi me avion/ Disa gjeste që bëjnë pasagjerët, por që i zemërojnë shumë stjuardesat

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 08.02.2023, 16:52

Pasagjerët e vrazhdë, pelenat e bebeve dhe udhëtarët që ecin zbathur në aeroplan janë disa nga gjërat që irritojnë stjuardesat. Por edhe disa përpjekje të pasagjerëve për ta bërë më të lehtë punën e ekuipazhit mund të dështojnë.

Cila është e vetmja gjë që bëjnë pasagjerët që ju zemëron vërtet?" pyeti Jay Roberts, i cili ka punuar si anëtar i lartë i ekuipazhit në Emirates, në faqen e tij në Facebook, A Fly Guy's Crew Network.

Stjuardesat nga e gjithë bota dhanë përgjigjet e tyre, ku shumë pajtohen se janë të mërzitura nga pasagjerët që nuk i përshëndesin kur hipin në aeroplan.

Nuk më pëlqen kur nuk më përgjigjen kur i mirëpres në aeroplan”, tha një stjuardesë.

Një tjetër shtoi se acarohet me ata që nuk thonë “faleminderit” apo buzëqeshin teksa dalin nga avioni.

Gjithashtu të bezdisshëm për stjuardesat janë pasagjerët që flasin në telefon ose me video gjatë hipjes në avion, dhe ata që mbajnë kufje ndërsa një anëtar i ekuipazhit po përpiqet të flasë me ta.

"Gjëja kryesore që një pasagjer mund të bëjë për të nisur gabim fluturimin është të mos më shikojë ose të më injorojë kur i mirëpres", thotë Roberts për Daily Mail.

Përveç të qenit i vrazhdë, ajo tregon mungesë respekti për rolin e stjuardes si profesionist i sigurisë. Nëse avioni merr flakë dhe duhet të evakuohet, unë do të rrezikoj jetën time dhe do të qëndroj prapa për t'u siguruar që të gjithë të dalin të sigurt. Apo nëse sëmuresh unë do të jem pranë teje dhe do të bëj gjithçka për të të shpëtuar jetën, dhe nuk të intereson që jam këtu duke të përshëndetur?” pyet ai.

Disa stjuardesa thanë se ishin të bezdisur nga pasagjerët që rrinin në radhë për të zbritur sapo të ulej avioni, ndërsa të tjerë folën për ata që hapnin kutitë e dorezave për të marrë diçka dhe më pas i linin të hapura gjatë fluturimit.

Disave nuk u pëlqen kur pasagjerët i prekin për të tërhequr vëmendjen e tyre kur duan të kërkojnë diçka, dhe të tjerë u ankuan për ata që u jepnin pelena të pista të fëmijëve të tyre.

Pasagjerët që ecin zbathur janë gjithashtu të bezdisshëm dhe një stjuardesë tha se ishte e mërzitur nga udhëtarët që vendosën të gjitha gotat dhe pjatat nga tabakaja e tyre e ushqimit njëra mbi tjetrën, duke menduar se po i ndihmonin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit