“Kishte fuqinë e 130 bombave bërthamore”/ Si pasojë e tërmetit pllaka tektonike arabe u zhvendos tre metra

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 06.02.2023, 17:51

Tërmeti apokaliptik i ka marrë jetën më shumë se 2500 njerëzve në Turqi dhe Siri. Me numrin tragjik të viktimave që po rritet çdo orë, ekspertët po përpiqen të shpjegojnë se si është shkaktuar fenomeni dhe sa do të prekë zonat përreth.

Corriere della Sera foli me presidentin e INGV(Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë), Carlo Doglioni, i cili vuri në dukje se pllaka tektonike arabe gjatë tërmetit ka lëvizur deri në tre metra.

"Ajo që ndodhi është se ajo që ne e quajmë pllaka arabe u zhvendos rreth tre metra në një drejtim verilindje-jugperëndim në krahasim me pllakën e Anadollit”, tha Carlo Doglioni.

Siç raportoi ai: “gjithçka ndodhi brenda pak dhjetëra sekondash, duke emetuar këtë tërmet 7,8-7,9 ballë”.

Në fakt, sipas profesorit, Turqia u zhvendos në jugperëndim.

I pyetur nga gazetari nëse duhet të shqetësohen vendet që ndodhen në Mesdheun Perëndimor, presidenti i Institutit Italian të Gjeofizikës theksoi se “këto janë aktivitete që nuk ndalen kurrë”, madje rekomandon që vëmendja të mbahet në nivel të lartë edhe në Itali, edhe pse tërmeti është “larg sistemit gjeologjik italian”.

Në të njëjtën kohë, një gjeofizikant turk nënvizon se tërmeti 7.8 ballë "kishte fuqinë e 130 bombave bërthamore". Në një intervistë për “Cumhuriyet”, profesori Övgün Ahmet Ercan paralajmëroi gjithashtu se numri i të vdekurve mund të arrijë në 6000, nëse merret parasysh numri i ndërtesave që janë shkatërruar plotësisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit