Një zjarr ka rënë në motorin e një avioni rus që transportonte 321 pasagjerë nga Phuket, Tajlandë për në Moskë. Ngjarja ka ndodhur gjatë ngritjes së tij, siç raportojnë agjencitë ndërkombëtare.
Motori i Boeing 767-306ER me 309 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit shpërtheu në flakë disa sekonda pas ngritjes.
Reagimi i pilotit ka qenë i menjëhershëm dhe ai u detyrua të ulte shpejtësinë dhe të ulej sërish për arsye sigurie.
Pasi zbarkuan pasagjerët, të gjithë shëndoshë e mirë, autoritetet tajlandeze i informuan ata se duhej të prisnin një aeroplan të ri për t'i çuar në destinacionin e tyre, ndërsa linja ajrore premtoi të mbulonte të gjitha shpenzimet e tyre gjatë qëndrimit në Phuket.
Fakti është se linjat ajrore ruse kanë ulur kostot e mirëmbajtjes së avionëve të tyre. Ata po kërkojnë të përdorin avionët e tyre të vjetër, shumë prej të cilëve nuk janë mirëmbajtur siç duhet, pas sanksioneve të ashpra perëndimore për luftën e Putinit në Ukrainë, shkruan “Daily Mail”.
#BREAKING #RUSSIA #THAILAND #PHUKET
🔴THAILAND :#VIDEO ACCIDENT ON RUSSIAN AZUR AIR FLIGHT DURING TAKEOFF
Boeing 767-306's landing gear exploded while accelerating on the runway of Phuket Airport -flight to Moscow#BreakingNews #UltimaHora #Aviation #Accident #Accidente #Aereo pic.twitter.com/jG3wy4K7gq
— loveworld (@LoveWorld_Peopl) February 4, 2023
🔴THAILAND :#VIDEO AFTERMATH OF ACCIDENT ON RUSSIAN AZUR AIR FLIGHT, PASSENGERS LEAVING PHUKET AIRPORT TO STAY AT HOTELS
Boeing 767's landing gear exploded while accelerating on the runway of Airport#BreakingNews #Phuket #Rusia #Accident #Accidente pic.twitter.com/E9EVuFk5qo
— loveworld (@LoveWorld_Peopl) February 4, 2023