100 ditët e para të Elon Musk në Twitter dhe gjithçka ‘është rrëmujë’

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 03.02.2023, 16:58

Elon Musk, kreu i vetë-emëruar i kompanisë së tij të mediave sociale, është takuar me YouTuber-in e krahut të djathtë Dave Rabin në selinë e Twitter.

Në atë takim, sipas Rubin, Musk i dha atij një paraqitje për gjendjen e gjigantit të mediave sociale.

“Ai mendon se ndoshta i gjithë kodi duhet të shembet dhe të fillojë nga e para. Musk e quajti Twitter-in një rrëmujë e shkatërruar", shkroi Rabin pas vizitës.

100 ditët e para të Musk si kreu i Twitter do të mbyllen në fund të kësaj jave dhe miliarderi ka të drejtë për të paktën një gjë: “Twitter tani është një rrëmujë. Baza e vjetër e kodeve ka probleme, siç do ta pranojë me lehtësi çdo inxhinier që ka punuar në të, por punonjësit e mëparshëm dhe aktualë thonë se problemi i dytë, më urgjent është vetë Musk.”

Plagët e Twitter janë të dukshme dhe shumë prej tyre shkaktohen nga brenda. Musk ka pushuar nga puna ose ka pranuar dorëheqjet e më shumë se gjysmës së punonjësve të tij, shumë prej të cilëve ishin përgjegjës për projekte kritike ose infrastrukturë, dhe ka trembur reklamuesit me postimet e tij të paparashikueshme në Twitter dhe një plan të dështuar për të shitur “verifikimin blu”, duke fshirë një pjesë të konsiderueshme të të të ardhurave nga Twitter.

Rezultati është biseda e shpeshtë për falimentimin dhe përpjekja e diskutueshme, por e sinqertë e kompanisë për të moderuar përmbajtjen e përdoruesve dhe për të vendosur rregulla transparente ka dështuar nën drejtimin e Musk.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit