Samiti në Kiev/ BE-ja pritet t’i premtojë Ukrainës mbështetje, por jo anëtarësim të shpejtë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 03.02.2023, 16:09

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan të premten në mëngjes, ndërsa liderët e Bashkimit Evropian dhe Ukrainës u mblodhën për një samit në Kiev ku pritet të jepen premtime për mbështetje të mëtejshme, por jo premtim për anëtarësim të shpejtë në BE.

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në kryeqytet dhe në të gjithë vendin, por nuk kishte raporte për sulme me raketa ruse.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel janë në kryeqytetin ukrainas për bisedime me Presidentin Volodymyr Zelensky.

Nuk do të ketë afat në vendosmërinë tonë. Ne gjithashtu do t'ju mbështesim në çdo hap të rrugës tuaj në rrugëtimin tuaj drejt BE-së”, shkroi në Twitter Charles Michel sot në mëngjes, krahas një fotoje të tij në sheshin qendror të Kievit.

Zelensky po i kërkon Bashkimit Evropian më shumë masa ndëshkuese kundër Rusisë, por sanksionet e reja të përgatitura nga BE për përvjetorin pritet të mos përmbushin kërkesat e qeverisë së tij, ndërsa BE-ja nuk pritet t'i ofrojë Kievit opsionin për t'u bashkuar me shpejtësi në Bashkimin Europian.

"BE do të mbështesë Ukrainën dhe popullin ukrainas kundër luftës së vazhdueshme të agresionit të Rusisë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, theksojnë tre liderët në deklaratën e tyre të përbashkët.

Liderët e BE-së do t'i premtojnë Ukrainës më shumë ndihmë ekonomike, ushtarake dhe politike. Bisedimet pritet të fokusohen kryesisht në përmirësimin e aksesit për produktet ukrainase në tregun e BE-së, duke ndihmuar Ukrainën të plotësojë nevojat e saj për energji kur po bëhet rreth një vit nga fillimi i sulmeve ruse, sanksionet e reja që do të vendosen ndaj Moskës dhe ndjekjen penale të liderëve rusë për luftë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit