Vrasësi serial “nr.1” i Anglisë dhe i burgosuri më jetëgjatë do të lirohet nga burgu

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 02.02.2023, 17:05

Një nga vrasësit më të egër dhe më të rrezikshëm në Mbretërinë e Bashkuar do të lirohet me kusht në fund të këtij viti.

Patrick Mackay ka qenë i burgosur për 47 vite, duke e bërë atë të burgosurin më jetëgjatë në Angli. 70-vjeçari, nga Middlesex, u dënua me një minimum prej 20 vitesh burg në vitin 1975 pasi pranoi tre vrasje.

Duke e quajtur veten "dishepulli i djallit", Mackay ishte i fiksuar pas nazizmit dhe filloi një seri sulmesh të tmerrshme ndaj tre viktimave të moshuara.

Sulmi i tij i parë ishte Isabella Griffiths, e cila jetonte në Chelsea, Londër. Mackay ishte kthyer në kryeqytet, pasi u lirua nga spitali mendor Moss Side i Liverpool-it, ku ishte mbyllur disa vite më parë. Ai e mbyti dhe goditi me thikë 84-vjeçaren në shtëpinë e saj.

Pastaj një vit më vonë, në mars 1975, ai vazhdoi aktet e tij të tmerrshme. Këtë herë ai vrau Adele Price. Pasi arriti të hynte në shtëpinë e saj pasi i kërkoi një gotë ujë, Mackay vrau 89-vjeçaren pak para se të vinte mbesa e saj. Në atë kohë, edhe pse nuk ishte i dyshuar, policia po hetonte dy rastet dhe provat që i lidhnin.

Më pak se dy javë pas vrasjes së zonjës Price, Mackay kërkoi dhe përfundimisht gjeti viktimën e tij të tretë dhe të fundit, priftin Anthony Crean, i cili u vra brutalisht në shtëpinë e tij në Kent. Prifti pati një fund tragjik, pasi vrasësi i tij e masakroi pa mëshirë me një sëpatë të madhe.

Mackay u arrestua nga policia disa orë pasi u zbulua trupi i At Crean.

Ai përfundimisht rrëfeu tre vrasjet, si dhe tetë vrasje të tjera të pazbardhura, përfshirë atë të dados gjermane 17-vjeçare Heidi Mnilk, e cila u vra në korrik 1973.

Ai u dënua për vrasje nga pakujdesia në nëntor 1975 dhe u dënua me burgim të përjetshëm me një afat minimal prej 20 vjetësh.

Jo shumë kohë më parë, pas më shumë se katër dekadash pas hekurave, Mackay ishte i gatshëm për lirim me kusht. Seanca e tij u shty, me një datë të re të caktuar për në prill.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit