Historia në Itali që pasoi një vendim të rëndësishëm! Gjykata vendos në favor të fëmijëve që nuk duan të shohin gjyshërit

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 01.02.2023, 19:52

Gjykata e lartë e Italisë ka vendosur që fëmijët nuk janë të detyruar të shohin gjyshërit e tyre nëse nuk dëshirojnë ta bëjnë këtë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë të Kasacionit ka të bëjë me ankesën e prindërve të dy fëmijëve kundër vendimit të një gjykate më të ulët, që i kishte detyruar të rinjtë të kalonin kohë me gjyshërit e tyre nga babai.

Si nisi historia?

Çështja shumëvjeçare u nis nga gjyshërit dhe një xhaxha nga babai, të cilët morën masa në gjykatën për të mitur në Milano, duke u ankuar se nuk ishin në gjendje të takonin fëmijët "për shkak të pengesave të vendosura nga prindërit", me të cilët ishin të lidhur në një konflikt familjar.

Gjyshërit fituan si në gjykatën e të miturve ashtu edhe në gjykatën e apelit të Milanos, e cila në vitin 2019 urdhëroi takime mes tyre dhe fëmijëve në prani të një punonjësi social, ndërsa paralajmëroi prindërit për dëmtimin e mundshëm psikologjik të fëmijëve nga privimi i tyre nga shikimi i të afërmëve e tyre.

Prindërit argumentuan se takimet nuk u vlerësuan nga fëmijët për shkak të tensioneve të vazhdueshme familjare dhe kështu apeluan në Gjykatën e Lartë për të rrëzuar vendimin.

Vendimi i Gjykatës

Gjykata vendosi që interesat e fëmijëve duhet të mbizotërojnë mbi ato të gjyshërve dhe se nuk mund të imponohet "një marrëdhënie e padëshiruar”, aq më tepër nëse fëmijët janë "të aftë për të dalluar" dhe kanë mbushur moshën 12 vjeç.

Sipas një ligji familjar të futur në Itali në vitin 2006, një fëmijë ka të drejtë të mbajë një marrëdhënie të rëndësishme me gjyshërit e tyre, edhe nëse prindërit e tyre ndahen. Gjyshërit gjithashtu kanë të drejtë t'i kërkojnë gjykatës të përcaktojë nëse vendimi i prindit për t'u mohuar atyre aksesin tek nipërit e mbesat e tyre është i dëmshëm për mirëqenien e fëmijës dhe rrjedhimisht i paligjshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit