Sergej Veselkov, shef i Observatorit të Universitetit Reshetnev tha se shkëmbinj të tillë, ndërsa fluturojnë në atmosferë, digjen praktikisht plotësisht. Megjithatë, njësasi e caktuar e materies mund të arrijë në sipërfaqen e Tokës. Ai vuri në dukje se fenomene të tilla rrallë shihen në zona me popullsi të dendur.
Imagens surgem do meteorito de Krasnoyarsk. O brilho luminoso passou sobre a cidade siberiana aproximadamente às 20h, horário local. pic.twitter.com/8wokuzcDoB
Videot e publikuara në internet tregojnë momentin kur meteori hyn në atmosferë, duke e kthyer “natën në ditë”, më pas digjet dhe shpërbëhet. Mbetjet e meteorit me sa duket nuk arritën në tokë, pasi autoritetet lokale të emergjencës raportuan se nuk kishte probleme.
Rusya'nın Krasnoyarsk bölgesine meteor düştü. Acil Durumlar Bakanlığı, kendilerine olumsuz bir ihbar gelmediğini söyledi. pic.twitter.com/gRCI7Be0Wr
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Djali tek Sheshi Skënderbej
I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
Qytetari nga Kavaja
Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
I riu zemërgjerë
Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
Djali që ndihmoi të moshuarin
Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
Greis dhe Rakel
Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.