“E donte jetën”, vëllai i shqiptares që vdiq në SHBA: Motra mezi po priste të lindte

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.01.2023, 18:48

Një e re shqiptare ka humbur jetën mëngjesin e së shtunës në Staten Island të New York-ut.

23-vjeçarja Adriana Sylmetaj humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik ndërkohë që partneri i saj, 30-vjeçari Adem Nikeziq mbeti i plagosur.

Nikeziq, nën efektin e alkoolit humbi kontrollin e mjetit duke shkaktuar aksidentin tragjik. Al Sylmetaj, vëllai i shqiptares që humbi jetën ndërkohë që ishte shtatzënë, ka deklaruar për mediat se ajo ishte shumë e emocionuar që do bëhej nënë.

Ajo u emocionua kur mësoi se do të bëhej nënë. Ishte diçka e re për të. Ajo mezi priste të shihte fëmijën të lindte. Po mendonin për emrat, por nuk kishin vendosur ende. Po ashtu po mendonin të bënin një festë për pritjen e ëmbël të fëmijës.

Bashkëshorti i shqiptares pësoi vetëm lëndime të lehta. Mjekët e dërguan atë në Spitalin Universitar të Staten Island North në gjendje të qëndrueshme. Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur. Vëllai i 23-vjeçares është shprehur se që në fillim nuk ka pasur besim te i dashuri i motrës, ndërsa kohët e fundit shfaqej i dehur më shpesh si pasojë edhe e dhimbjes pasi kishte humbur babanë.

Kisha këtë ndjenjë se rezultati do të ishte i tillë. Sa herë që e shihja, ishte nën efektin e alkoolit jo se ishte i pakontrollueshëm. Ai gjithmonë më pyeste nëse doja të shkoja të pija me të.

23-vjeçarja shqiptare punonte si teknike veterinare, por po merrte pushim për t'u përgatitur për mëmësinë. Al Sylmetaj tha se motra e tij u shpërngul disa kohë më parë për të jetuar me të dashurin e saj.

Ajo e donte jetën, ishte shumë e lumtur. E gjithë familja ishte duke pritur fëmijën me padurim.

Nikeziq nuk dukej aq entuziast për t'u bërë prind, tha Al Sylmetaj.

Nuk mendoj se ishte gati për të pasur fëmijë. Nuk ishte përgatitur për këtë gjë. Nëse do të bëhesh baba s’mund të shkosh t’i japësh mjetit i dehur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit