Rasti i dhunimit të 11-vjeçares, avokati: Klienti im është sulmuar në burg

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.01.2023, 09:47

Ngjarja e 11-vjeçares që u dhunua dhe përdhunua në një park në Prishtinë tronditi mbarë opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri pak muaj më parë. 5 persona janë të dyshuar për këtë vepër penale.

Ata aktualisht janë në burg dhe javën e kaluar është përfolur edhe mundësia e lirimit të tyre për shkak të mungesës së provave.

Fitim Limani, avokati i njërit prej të akuzuarve për rastin tha në një intervistë për Good Morning se klienti i tij është sulmuar në burg nga të dënuar të tjerë.

“Pozita e tij është e rënduar se dyshohet për 2 vepra penale që në kodin tonë penal konsiderohen si veprat më të rënda penale, dënimi është minimumi 10 vjet. Komunikimi është i vazhdueshëm, gjendja emocionale është e rënduar, pasi i mbrojturi im ka qenë i sulmuar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë për shkak të rastit shumë të rëndë ku ai është përfshirë”, tha avokati.

Ai u shpreh se 26-vjeçari Ekrem Rexhepi ka qenë i gatshëm që të bashkëpunojë me organet e rendit dhe u kemi servirur të gjitha provat në favor të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit