Po skijonte në Brezovicë, të riut nga Shqipëria ia vjedhin 8 mijë euro nga vetura

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.01.2023, 15:01

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Në rastet kur nuk arrijnë t’i veturat në tërësi, i thyejnë ato me shpresë që do gjejnë dhe do marrin ndonjë para e gjësende të tjera me vlerë, raporton sinjali.

Një rast i ngjashëm dyshohet të ketë ndodhur të shtunën në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, ku hajnat kanë arritur që nga një veturë me targa të Shqipërisë të vjedhin mijë euro.

Kështu kanë bërë të ditur burimet nga Prokuroria dhe kanë njoftuar se pronari i veturës, një i ri nga Shqipëria ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin. Bazuar në dëshminë e tij, të dhënë para hetuesve policorë, nga vetura i është vjedhur çanta me rreth 8 mijë euro.

Mëson se vetura ka qenë e parkuar në një rrugë afër qendrës së skijimit, por sipas informacioneve të para nuk është hapur me forcë, që ka ngritur dyshimet se si është kryer vjedhja.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme, që do të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e personit apo personave të dyshuar.

Në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit kanë nisur hetimet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit