Deklarohet QKUK për gjendjen shëndetësore të dy plagosurave në Fushë-Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.01.2023, 16:20

AndronikaGjendja shëndetësore e dy të plagosurave në Fushë-Kosovë, deklarohet QKUK Dy gratë që mbetën të plagosura të shtunën në rrugën “Besa – Besë” në Fushë Kosovë – njëra 64 e tjetra 44 vjeçare – janë jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime serioze.

Këtë e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Qendren Klinike Universitare të Kosovës, Ejup Govori, i cili tha për gazetën Nacionale se njëra është plagosur në ekstremitete të sipërme ndërsa tjetra është me lëndime në stomak.

“Bëhet fjalë për dy të plagosura, paciente të gjinisë femërore, viti i lindjes 1959 dhe 1979. Relacioni është nënë dhe bijë. Gjendja e tyre është stabile. Gruaja më e moshuar ka lëndime më serioze në bark dhe ekstremitetet e mëposhtme. Ajo do t’i nënshtrohet një operacioni. Si nga ana e kirurgut abdominal edhe ortopedi. Në anën e djathtë ka një frakturë të ekstremitetit të poshtëm”, tha Govori.

Ndërkaq, pacientja 44 vjeçare ka dy plagë në dy duart e saja, njoftoi doktori.

“Pacientja tjetër, 1979 viti i lindjes, plagët i ka në ekstremitetet e sipërme. Ka dy plagë në dy duart. Për momentin është stabile. Është ba imazheria dhe pritet të kryhet konsulta nga ortopedi dhe kirurgu vaskular”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit