Si të kurseni 15 për qind të nga fatura e rrymës vetëm me boiler

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.01.2023, 18:00

Ekspertët e KEDS-it deri tash kanë bërë një sërë llogaritjesh për shpenzim sa më racional të energjisë elektrike, kryesisht në ngrohje, si shpenzuesi më i madh i energjisë elektrike, thotë Zyra për Media e kësaj kompania.

Më poshtë gjeni një nga sugjerimet që KEDS bën për kursimin e energjisë elektrike në shtëpi:

Pas ngrohjes, bojleri llogaritet si shpenzuesi më i madh i energjisë elektrike. Sipas ekspertëve në KEDS, bojleri, në shtëpitë tona, varësisht nga madhësia, lloji i tij, numri i anëtarëve të familjes dhe kohës sa qëndron i ndezur shpenzon prej 40-60% të faturës totale mujore gjatë sezonit të dimrit nëse këtu nuk e përfshijmë konsumin e energjisë elektrike për ngrohje. Kësaj radhe, ata na sugjerojnë se si është e mundur të kursehen deri në 15% e faturës totale vetëm përmes menaxhimit të bojlerit.

Sipas përllogaritjeve të tyre, ne mund të kursejmë prej 80-100 kËh në muaj ose mesatarisht 13%-15% nga fatura totale nëse e ndezim bojlerin gjatë kohës së tarifës së lirë, e cila në dimër është nga ora 22:00-07:00, ndërsa gjatë verës nga ora 23:00-08:00, nëse e ulim temperaturën e termostatit në 55℃-60℃, dhe nëse e reduktojmë përdorimin e ujit të ngrohtë.

Mbi të gjitha, ekspertët në KEDS na sugjerojnë se bojleri shpenzon më pak rrymë kur kyçet sipas nevojës, sesa kur është vazhdimisht i kyçur.

T’u përmbahemi këtyre sugjerimeve në praktikë që të kursejmë në faturat tona dhe të mos e ngarkojmë rrjetin elektroenergjetik të Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit