Doni t’i bëni partneres një surprizë të tillë/ Ja sa kushton propozimi në brigjet e Senës me Kullën Eiffel në sfond

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 27.01.2023, 16:38

Kulla Eiffel është një nga destinacionet ku çiftet zgjedhin që të bëjnë dhe marrin propozimet për martesë.

Siç thekson gazeta franceze “Le Parisien”, në brigjet e Senës, çifte nga e gjithë bota i drejtohen kompanive që garantojnë organizimin më të mirë.

Petalet e trëndafilit, buqeta me lule, tullumbace në formë zemre: të gjitha në dispozicion të të interesuarve për foton dhe videon perfekte që do të ngarkohet në kohë rekord në rrjetet sociale duke informuar miqtë dhe të njohurit për propozimin për martesë.

Victoria, një fotografe ruse që jeton në Paris vitet e fundit, krijoi një kompani që merr përsipër të gjithë skenën romantike.

Të gjithë klientët e saj janë turistë të huaj, të cilët paguajnë mesatarisht 500 euro për dekorimin perfekt, fotot perfekte dhe madje edhe një shishe shampanjë, siç tregon ajo për gazetën franceze.

Por, siç komenton publikimi përkatës, burri do t'i duhet të propozojë disa herë gruas në mënyrë që fotografja të marrë të gjitha pozat e mundshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit