Darka me Lajçakun, flet Albin Kurti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.01.2023, 13:52

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar sa i përket takimit me të dërguarin amerikan nga Bashkimin Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe deklaratës se tij për miratimin e marrëveshjeve.

“Diplomacia fluturuese i është bashkangjitur takimeve të nivelit të lartë për propozimin e bashkimit evropian të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe SHBA-ja, ky propozim i ka 5 fjali dhe 10 nene gjithsej, kur e patëm marrë ne atë, patëm thënë që është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme, është një kornizë e platformë e cila na mundësoj të ecim përpara, mirëpo nevojitet një proces negociator i bisedimeve në mënyrë që ai propozim të behët marrëveshje. Ajo çfarë ne theksojë është qe ne njërën anë janë 33 marrëveshje të Brukselit nga dekada e kaluar dhe nuk ka asnjë marrëveshje e cila ka prioritet për marrëveshje të tjera. Pra, nuk ekziston hierarki e atyre marrëveshjeve”, ka thënë Kurti.

Kurti ndër tjerash tha se marrëveshja duhet të këtë njohjen reciproke në qendër dhe se një nen i fundit nuk mund të sillet i pari si parakushte.

“Ato 33 marrëveshje janë vendosura në një rrafsh horizontal, ndërkaq në anën tjetër këto 10 nene nuk tolerojnë që një nen atje ka fundi të sillet i pari si parakusht dhe mos të harrojmë asnjëherë që marrëveshja duhet të këtë njohjen reciproke në qendër”, theksojë Kurti.

Sipas tij kjo është rruga më e mirë për normalizimin e plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti për asosacionin tha se ka insistim nga ndërkombëtarët si dhe theksojë se është e vetmja marrëveshje prej 33 marrëveshjet e Brukselit që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit