Një kuzhinier i cili lëshoi 20 buburreca në kuzhinë për shkak të një mosmarrëveshjeje për pagesën e festave është dënuar.
Tom Williams, 25 vjeç, la pozicionin e tij në lokalin ku punonte për shkak të një mosmarrëveshje pagash më 11 tetor 2022. Dy ditë më vonë, Williams u kap në pamjet e kamerave duke lëshuar bubureeca në kuzhinë pasi dërgoi një kërcënim në vendin e ngjarjes duke thënë se do ta bënte këtë.
Ai hyri në ambientet e kuzhinës dhe lëshoi një numër buburrecash. Lokali në Angli humbi rreth 22,000 £ pasi u detyrua të mbyllej për një pastrim të thellë pas sulmit të ish-kolegut.
25-vjeçari, i cili është akuzuar më parë për ka katër vepra penale u dënua me 17 muaj burg.