Është gjetur shëndoshë e mirë 70-vjeçarja Violanda Oseku, e cila kishte humbur paraditen e sotme.
Qytetarët kanë treguar për JOQ ALBANIA se e moshuara është gjetur para pak çastesh pranë spitalit Ushtarak në Tiranë. Ata kanë njoftuar menjëherë familjarët dhe ata kanë shkuar dhe e kanë marrë.
E moshuara që vuante nga skleroza tani është pranë familjarëve të saj dhe kjo falë bashkëpunimit me qytetarët dhe publikimit në JOQ ALBANIA.