Ka shanse për të shpëtuar! Ky është vendi më i mirë për t’u fshehur në rast shpërthimi bërthamor

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 18.01.2023, 16:23

Shanset për t’i mbijetuar një shpërthimi bërthamor janë trajtuar në një studim që është publikuar së fundmi. Në momentin që ndodh shpërthimi edhe nëse jeni duke u fshehur brenda ose mjaft larg për të shmangur vdekjen e menjëhershme, presioni i erës me shpejtësi të lartë të krijuar nga shpërthimi mund të jetë mjaftueshëm për t'ju vrarë ose lënduar rëndë.

Por gjetjet më të fundit tregojnë gjithashtu vendndodhjet më të mira për t'u strehuar, nëse ndodh ndonjëherë skenari i rastit më të keq.

Studimi vjen nga shkencëtarët nga Universiteti i Nikosias në Qipro. Ata zbuluan se shpërthimi do t’i merrte jetën në mënyrë të menjëhershme njerëzve që ishin pranë shpërthimit, pra bëhet fjalë diku tek pak më shumë se gjysmë milje larg vatrës.

Brenda 10 sekondave, zbuluan studiuesit, shpërthimi do të krijonte një flluskë vale goditëse dhe do të nxiste erëra mjaft të forta për të vrarë ose gjymtuar njerëz që ndodheshin jashtë banesave, dhe madje mund të shkatërronte disa ndërtesa të vjetra.

Kurse ndërtesat e përforcuara mirë me beton nuk do të prishen kryesisht, por jo domosdoshmërisht të gjithë brenda tyre do të mbijetonin. Por sigurisht që shanset për shpëtim janë më të mëdha në këto ndërtesa dhe nëse qëndroni pas zonës së betonit, si një kollonë dhe jo në dyer, apo dritare.

“Studimi jonë tregon se rreziku për njerëzit brenda një ndërtese të përforcuar me beton që i reziston valës së shpërthimit është i paqartë”, tha autori i studimit Dimitris Drikakis në një deklaratë nga Instituti Amerikan i Fizikës, ndërsa shton: "Studimi ynë tregon se shpejtësia e lartë e ajrit mbetet një rrezik i konsiderueshëm dhe mund të rezultojë në lëndime të rënda apo edhe vdekje."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit