Lindja e Mesme kërkon të marrë organizimin e një tjetër Kupë Bote. Është Arabia Saudite, ajo që e do me çdo kusht këtë prestigj të madh, pikërisht për atë të vitit 2030.
Për këtë qëllim, arabët kanë nisur mbledhjen e yjeve të mëdhenj të futbollit botëror, me Ronaldon, që zbarkoi vetëm para pak ditësh në klubin e Al Nassr, ku do të marrë 200 milionë euro në vit.
Por arabët duket se nuk mjaftohen me kaq. Ata kërkojnë të bëjnë të tyrin edhe Messin, për të ndërtuar një dyshe të frikshme në kampionat dhe një rivalitet historik mes Al Nassr dhe Al Hilal.
Këta të fundit, që kanë mbështetje financiare nga qeveria, i ofrojnë Messit një pagë akoma më stratosferike, plot 300 milionë dollarë në sezon, çka do të ishte një tjetër rekord historik.
Gjithsesi, misioni për të mbërritur te Messi është më i vështirë për shkak se PSG e do akoma dhe po bën çmos për të rinovuar me të. Nga ana tjetër, argjentinasi kërkon të qëndrojë në Europë.