“Forca kampion! Jemi me ty”/ Tjetër dron për Luizin, por banorët “i ngujon” Big Brother në shtëpi

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 11.01.2023, 18:07

Po bëhen rreth 24 orë nga prime i mbrëmshëm i Big Brother Vip Albania, i cili trazoi rrjetin, pas deklaratës së Luiz Ejllit se “i sëmurë me sëmundje të keqe ishte shoku i tij, ndërsa ai vetë kishte pasur disa sipmtoma që i kishin ngjallur frikë”.

Që prej mbrëmjes së djeshme, Luizi duket se është në një gjendje të rënduar emocionale, ndërsa banorët nga ana tjetër kërkojnë shpjegime se përse ai e tha këtë gënjeshtër.

Sot në adresë të tij kanë mbërritur dy dronë, që sigurisht produksioni i Big Brother Vip Albania është kujdesur që mos t’i shohë.

Droni1: “Si i thuhet Luanit në Shqip – Luiz Ejlli”

Droni2: “Forca kampion jemi me ty ne të besojmë”

Ata i kanë mbyllur banorët në shtëpi, ndërsa Luizi vazhdon gjendjen e rënduar emocionale.

Sigurisht që askush prej produksionit nuk e ka konsideruar që 37-vjeçari ka nevojë për një psikolog dhe presioni i vazhdueshëm ndikon shumë për keq në shëndetin e tij mental, pasi klikimet janë më të rëndësishme për Top Channel.

Në fakt edhe ne lutemi që kjo të jetë një gënjeshtër dhe ai të gëzojë shëndet të plotë, por ajo që Luizi tha vetë “mos mbën me fol më sepse po e prish fare, kur të dal jashtë, po më vënë edhe prangat sa të dal nëse flas, meqë jam edhe jurist, sepse nuk bën me shkel ligjin”, lë shumë vend për interpretim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit