Harry tregon çfarë i pëshpëriti në vesh Mbretëreshës kur e takoi për herë të fundit

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 07.01.2023, 18:32

Princi Harry në librin e titulluar “Spare” bën zbulime si për nënën e tij, princeshën e ndjerë Diana, ashtu edhe për Mbretëreshën Elizabeth dhe familjen mbretërore.

Ndër të tjera, Princi Harry zbuloi fjalët e tij të fundit për gjyshen e tij, Mbretëreshën Elizabeth, e cila u nda nga jeta shtatorin e kaluar në moshën 96-vjeçare.

Duka i Sussex-it, i cili ishte në Gjermani për një udhëtim me bashkëshorten e tij, Meghan Markle, nuk ia doli të ishte në kohë kur ajo dha drymën e fundit, por kur e pa trupin e pajetë të saj thotë se i pëshpëriti diçka në vesh.

Uroj të jesh e lumtur”, i tha ai, duke menduar se ajo tani do të ishte me burrin e saj të dashur, Princin Philip.

Duka i Sussex kishte mbërritur në Kështjellën Balmoral disa orë pas vdekjes së Mbretëreshës më 8 shtator. Raportimet kishin thënë se Harry e kishte mësuar vdekjen e gjyshes së tij nga mediat dhe jo nga një anëtar i familjes, por ai nuk e sqaroi këtë në pjesët e nxjerra nga libri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit