Mbeti 9 muaj në shtëpi, bodybuilder-i tregon pasojat e steroideve në trupin e tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.11.2022, 20:29

Një bodybuilder ka zbuluar dëmet e rënda që steroidet i kanë bërë trupit të tij, pasi kaloi nëntë muaj brenda në shtëpi me puçrra të dhimbshme.

Dave Hartrey, 24 vjeç, nga Waterford, Irlandë, po i lutet mjekëve për ndihmë pasi ka shumë dhimbje. Instruktori i fitnesit në internet ka mbetur me shenja në shpinë, gjoks dhe krahë.

Unë kam qenë adhurues i fitnesit dhe jam stërvitur vazhdimisht që kur isha 15 vjeç. Kur isha 20 vjeç, fillova të stërvitem me një bodybuilder dhe më pëlqente shumë të stërvitesha me të, kështu që vendosa të shkoj edhe në rrugën e bodybuilding. Kur shkoni në palestër dhe filloni të përparoni, njerëzit ju akuzojnë se po merrni steroide, dhe duke qenë se bodybuilding është një karrierë e shkurtër, vendosa të përdor edhe unë.

Por pasi filloi t’i përdorte vuri re edhe efektet anësore.

Në mes të vitit 2020 fillova të kem puçrrat e para në shpinë. Në shkurt 2021 më dolën puçrra të tjera në vende të reja dhe i kisha në shpinë, gjoks, fytyrë dhe krahë. Në këtë pikë kuptova se po neglizhoja çdo pjesë të jetës sime dhe kurrizi im ishte i mbuluar plot me puçrra.

Dave u tërhoq nga karriera e bodybuilder-it por sërish puçrrat iu shtuan dhe ai mbet i mbyllur në shtëpi për nëntë muaj.

Tani jam në listën e pritjes për një konsultë për heqjen ose injektimin e plagëve me lazer, por ende nuk kam ndonjë plan konkret. Jam i lumtur që kam mundësinë t’ju tregoj eksperiencën time dhe t’ju paralajmëroj për pasojat.

Efektet anësore të steroideve anabolike tek meshkujt mund të përfshijnë: ulje të numrit të spermës; infertilitet; testikujt e tkurrur; mosfunksionim erektil; enia e flokeve; zhvillimi i gjirit; rritje e rrezikut të kancerit të prostatës; akne të forta dhe dhimbje stomaku.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit