Petrit Mamaj nga Fieri pranon autorësinë: E vrava unë gruan time!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.11.2022, 16:32

Në Fier në shkurtin e këtij viti Valdete Mamaj u vra nga bashkëshorti i saj Petrit Mamaj.

Asokohe ngjarja u raportua si vetëvrasje, por vetë Mamaj ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë.

Në rrëfimin e tij para grupit hetimor 57 vjeçari Petrit Mamaj ka pranuar kryerjen e krimit të rëndë duke shfaqur edhe pendesë.

"U pendova për çfarë kisha bërë . Pas ngjaries, une dola nga shtëpia, ku derën e jashtme e mbylla nga jashtë, vajta në këmbë në restorant afër Gjendjes Civile për të ngrënë mëngjes dhe më pas jam kthyer po në këmbë në shtëpinë time. Me të mbërritur në shtepi, u pendova për çfarë kisha bërë dhe kam njoftuar në telefon tim vella i cili jeton disa shtëpi më tutje në lagjen ku banoj, dhe kur ai erdhi në shtëpinë time, i thashë që Valdetja ka vrarë veten. Më pas, vellai im G.M ka njoftuar policinë. Deklaroi edhe një herë se për vrasjen e bashkëshortes time Valdete Mamaj unë ndihem i penduar dhe u kërkoj falje fëmijeve të mi," ka deklaruar ai.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore 50 vjeçarja Valdete Mamaj ishte vrarë duke u goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa vdekjeprurëse ka qenë goditja në një pjesë të zemrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit