Mbyllja e instagramit të JOQ ALBANIA, reagon kreu i opozitës, Sali Berisha

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.10.2022, 22:37

Dy ditë më parë, faqja e JOQ ALBANIA në instagram, u mbyll, për shkak të sulmit të patronazhistëve rilindas, që të mërzitur nga të vërtetat, në grup raportuan postimet e faqes së shqiptarëve.

Në një artikull të gjatë, JOQ, tregoi të gjitha rastet se si sulmet e organizuara nga zyrat e kryeministrisë dhe bashkisë Tiranë sollën mbylljen e sërit të shqiptarëve.

Fatmirësisht, pas më shumë se 24 orësh, faqja u rikthye dhe puna vazhdon, por sulmet janë ende aty.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryetari i opozitës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Përmes një postimi në facebook, ai shkruan se JOQ ALBANIA u mbyll nga sulmi i organizuar Rama-Veliaj.

Berisha shkruan:

Krim i shëmtuar kibernetik Rama-Veliaj ndaj Instagramit me 1.5 milionë ndjekës të JOQ. Dënoj me ashpersinë më të madhe sulmin që bllokoi për 24 orë mediat sociale të JOQ! Krim i shëmtuar kibernetik qeveritar!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit