“Astronauti” mashtron 65-vjeçaren, i premton se do të martohen kur të kthehet nga hapësira dhe i merr 30.000 $

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.10.2022, 17:35

Një burrë që pretendonte se ishte një astronaut rus në hapësirë ​​ka mashtruar një grua japoneze duke i marrë 30.000 dollarë. Burri "astronaut" i kërkoi gruas që t'i paguante udhëtimin e kthimit në Tokë me premtimin se do të martohej me të sapo të takoheshin. Burri u njoh me gruan 65-vjeçare në Instagram gjatë muajit qershor. Në profilin e tij, ai publikoi fotografi të hapësirës duke pretenduar se punonte në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ​​ku astronautët kanë akses të kufizuar në shërbimin celular.

Ata nisën të flisnin, të njiheshin dhe marrëdhënia e tyre kaloi në një tjetër fazë. Pak kohë më vonë ai i propozoi 65-vjeçares për martesë. Por që ata të lidhnin kurorë atij i duhej të kthehej nga hapësira. Duke besuar se ky burrë do të ishte i fejuari i saj i ardhshëm, gruaja i dha atij rreth 4.4 milionë jen (rreth 30,000 dollarë) në pesë këste, nga 19 gushti deri më 5 shtator.

Por kur kërkesat e tij për para u rritën në mënyrë të vazhdueshme, gruaja dyshoi për qëllimin e tij dhe e denoncoi atë në polici. Tani policia po e heton rastin si një mashtrim romantik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit