43-vjeçarja tregon punën e saj: Burrat paguajnë 1300 dollarë për të më përqafuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.09.2022, 02:05

Një grua që pretendon se është terapiste e përqafimeve thotë se ka një listë klientësh që paguajnë deri në 1300 dollarë për përqafimin e saj.

Missy Robinson, 43 vjeç, thotë se përqafimi ndihmon në "shërimin e trupit, mendjes dhe shpirtit" dhe këmbëngul se shërbimet e saj nuk kanë të bëjnë me seksin.

Unë nuk jam një punonjëse seksi dhe kurrë nuk kam pasur ndonjë klient që të përpiqet të bëjë diçka të tillë me mua. Unë i detyroj klientët meshkuj dhe femra të nënshkruajnë një marrëveshje përpara se të fillojë seanca. Si pjesë e marrëveshjes, organet gjenitale dhe gjoksi duhet të mbulohen gjatë gjithë kohës dhe janë rreptësisht të paprekshme.

Ajo thotë se shumica e klientëve të saj janë meshkuj dhe ajo beson se seancat e tyre kanë përfitime të thella shëruese.

Unë e di që burrat janë shpesh ata që kanë nevojë për shërbime të tilla, sepse ata mund të neglizhohen kur bëhet fjalë për mbështetjen e shëndetit mendor.

Sipas saj mungesa e prekjes përkeqëson vetminë dhe mund të shkaktojë mbingrënie dhe zakone vetë-shkatërruese si p.sh. pirja e duhanit dhe kafshimi i thonjve. Megjithatë, Robinson zbuloi se kohët e fundit ajo kishte një kliente femër që kishte nevojë thjesht për një “përqafim nëne”.

Çmimet e shërbimeve që Robinson ofron janë: 65 dollarë për një seancë përkëdheljeje 1-orë, një seancë përqafimi dhe një vakt 2-orësh 195 dollarë dhe 1300 dollarë përkëdhelje gjatë natës, duke i mbajtur klientët në krahë ndërsa ata shkojnë për të fjetur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit