Vazhdojnë kërkimet për kumanovarin e zhdukur afër Zhelinës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.09.2022, 13:34

Në ditën e tretë vazhdojnë kërkimet për 22-vjeçarin E.R. nga Kumanova, i cili me makinën e tij ra në lumin Vardar afër Zhelinës në Tetovë. Babai i të riut, Naser Ramadan sot nga ora 8 e mëngjesit ka ardhur në vendin e ngjarjes. Ai u bëri thirrje institucioneve që ta gjejnë djalin e tij, qoftë të gjallë ose të vdekur.

“Njëherë nuk kemi asnjë shpresë, ishalla Zoti ka thënë ta gjejmë ose gjallë, ose të vdekur, ta gjejmë edhe kufomën”, tha Ramadani.

Ai apelon deri tek institucionet për ndihmë më të madhe.

“Apeloj deri tek institucionet që të ma gjejnë djalin, në bazë të mundësive. Nëse ka mundësi që të ma gjejnë djalin, ky është apeli im. Prej fshatarëve jam i kënaqur, kanë kontribuar shumë fshatarët, komuna e Tetovës”, tha Ramadani,raporton tv21. Babai i 22-vjeçarit të zhdukur thotë se dje puna për kërkim ka nisur shumë vonë.

“Dje kemi pritur prej orës 5, institucionet kanë ardhur në ora 12 apo 12 e diçka, prej në ora 14 kanë nisur kërkimet. Sot kemi ardhur prej ora 8, shpresoj që ta gjejmë sot”, theksoi Ramadani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit