Edi Rama: Satelitët do shmangin ndërtimet pa leje, do pasohen nga dronët e armatosur!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 29.09.2022, 10:46

Edi Rama sot ka firmosur me kompaninë e huaj, që dyshohet se do ngrejë satelitët e shumëpërfolur Albania 1 dhe Albania 2.

7 miliardë lekë do marrë kompania për ngritjen e këtyre dy satelitëve. Sipas Ramës, satelitët do të “luftojnë” ndërtimet pa leje, pasi sipas tij, ato shohin gjithçka.

Rama tha:

Me satelitët nuk do ketë mundësi të ndërtohen kate pa leje,. Satelitët kanë kapacitetin të shohin çdo volum të ngritur në sipërfaqen e tokës në një perimetër që mblidhet 70 cm. Ne do të krijojmë një bazë të dhënash të rëndësishme që do na japin mundësi të bëjmë shumë analiza dhe në funksion të programimit për të nesërmen. Të gjitha do t’i kemi në një pasqyrë, të vëna para nesh në mënyrë të përditësuar. Do të ketë shumë sy mbi territor dhe do të jetë e pamundur që sytë ekskluzivë të monitoruseit të territorit t’i shesin shteti një informacion të gabuar duke bërë letra false. Satelitët shumë shpejt do të pasohen nga dronët. Ne kemi vendosur t’i kompletojmë dhe të marrim dronë të armatosur. Natyrisht janë për rast ekstrem kundër terrorizmit apo një armiku potencial, por dronët kanë një tërësi funksionesh në përputhje me satelitët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit