Shqiptari në Angli kapet duke rritur kanabis: Jam në borxhe, kam djalin e sëmurë në Shqipëri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.09.2022, 01:06

Një shtetas shqiptar është kapur duke rritur kanabis me vlerë dhjetëra mijëra paund në një banesë në Derby, Angli. Arrestimi i shqiptarit erdhi pasi oficerët e policisë kishin nuhatur erën e drogës që vinte nga shtëpia e tij.

Kur policia hyri brenda gjeti pesë dhoma të caktuara për të rritur kanabisin si dhe shqiptar që paguhej për t'u kujdesur për to. Rendimenti i mundshëm ishte midis 5.4 kg dhe 16.3 kg dhe në varësi të shitjes mund t’i sillte shefit të të shqiptarit rreth 116,400 £.

Martin Ndoci kishte mbërritur në Britaninë e Madhe me një kamion por kishte nisur të merrej me rritjen e kanabisit pasi kishte nevojë për para për djalin e sëmurë. Ai deklaroi se kishte marrë para borxh që djali të vazhdonte trajtimin mjekësor në Shqipëri.

Por kjo punë e çoi pas hekurave pasi u arrestua dhe u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit dhe u dënua me 6 muaj burg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit