Në Bathore nuk ka kosha, rrugët mbushen me plehra sepse mblidhen vetëm një herë në javë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.09.2022, 21:56

Një denoncim ka mbërritur pranë redaksisë sonë nga Bathorja e Kamzës. Qytetarët shprehen se ndonëse është bërë një investim duke asfaltuar rrugën, bashkia nuk ka sjellë asnjë kosh për hedhjen e mbeturinave.

Madje plehrat mblidhen vetëm një herë në javë, përkatësisht çdo ditë të enjte. Më poshtë gjeni denoncimin e banorëve:

Pershendetje Joq, desha te bej nje postim nese do ishte e mundur, jam banor i lagjes nr 1 Bathore. Kur shikon kte infrastukture qe ndonjeher nuk e gjen as ne lagjet afer kryeqytetit, por nga ana tjeter gjynah qe kjo rruge cdo te enjte mbushet nga plehrat pasi nuk kemi kosha per plehrat, edhe na thone cdo te enjte nxirrini ne rruge e per cfar? Per mungesen e disa koshave. Ju falemderit nese e postoni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit