Pensionistëve u bie të fikët në diell duke pritur 3 mijë Lekëshin; Rama u jep oligarkëve 6 MILIARD LEKË

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.06.2022, 12:53

Pak muaj më parë qeveria Rama njoftoi kompensimin e pensionistëve shqiptarë dhe shtresave të tjera në nevojë, me 3000 Lekë shpërblim për 3 muajt e krizës ekonomike që sipas shtetit do të zgjaste deri në Qershor.

Çmimet jo vetëm që nuk janë ulur, por Bordi i Transparencës i përbërë nga qeveria Rama ka vazhduar të rrisë çmimin e karburanteve por edhe të produkteve ushqimore.

Ditën e djeshme në Kuvend u votua akti-normativ për kompensimin e oligarkëve të ndërtimin për rritjen e çmimeve të hekurit dhe materialeve të tjera të ndërtimit për ata që po bëjnë punë publike, ose e thënë thjesht ata që kanë marrë tendera.

Pra shteti ndihmoi me 3000 Lekë pensionistët e varfër dhe me 6 Miliard Lekë oligarkët e ndërtimit… nëse keni ende dyshime, kjo është mazhoranca që na qeveris miq!

Qytetarja shkruan:

“Mirëdita. A mund ta bëni publik faktin që pensionisteve ju hoq ndihma prej 3 mijë lekësh te rinj, ne kuadër të rezistencës sociale? U ulën cmimet? U stabilizua situata apo i mbaruan lekët qeverisë për shtresat më në nevojë të shoqërisë? Është kriminale dhe e turpshme teksa sheh 75 derra në parlament që votojnë kompesim për milionerët e ndërtimit me taksat tona dhe lënë në këtë situatë degraduese pensionistët. Faleminderit”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit