Qytetari shokohet në Himarë, shkon të blejë sallam dhe e gjen të mykur

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.06.2022, 16:24

Në këto ditë të nxehta vere, të gjithë duhet të tregojmë kujdes me ushqimet që konsumojmë, pasi jo çdo gjë është e freskët dhe e kontrolluar nga institucioni përgjegjës.

Drejtoresha e AKU, Jeta Deda, duket se e ka harruar se për çfarë është në krye të këtij institucioni kaq të rëndësishëm. Ajo mjaftohet me daljet televizive, ku duket se i qetëson shqiptarët që situata është nën kontroll, por nuk është aspak e tillë.

Në redaksinë e JOQ ALBANIA mbërrijnë çdo ditë produkte të mykura dhe perime të kalbura që shiten në supermarketet e vendit tonë.

Së fundmi, nga Himara, një qytetar tregon se si në frigoriferin e një marketi ka gjetur sallam të mykur. Nuk dihet se sa muaj/vite ka sallami brenda frigoriferit, por shqetësuese është se si asnjë institucion nuk ka bërë kontroll, e aq më tepër në Himarë, ku numri i pushuesve është shumë i lartë në këtë kohë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit