U plagos ditën e djeshme, 56-vjeçari në Tiranë tentoi të vrasë veten me armë pasi rrahu gruan

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.06.2022, 14:06

Dje në spitalin e Traumës në Tiranë mbërriti një i plagosur me armë. Policia tha dje se shtetasi me iniciale A,Sh., 50-vjeç i cili kishte marrë një plumb në gjoks, mbeti i plagosur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Ndërsa sot policia ka bërë me dije se i plagosuri i ditës së djeshme është 56 vjeç dhe se ka tentuar të vrasë veten dje pasi ka rrahur gruan e tij. Sot policia e ka arrestuar dhe ka nisur hetimet.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Arrestohet në flagrancë 56-vjeçari që u vetëplagos me armë zjarri, ditën e djeshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas është paraqitur ditën e djeshme, në Spitalin e Traumës, me dëmtime të shaktuara nga përdorimi i armës së zjarrit.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, ditën e djeshme, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka tentuar të vrasë veten me armën e zjarrit që e mbante pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit