Tritol hotelit në Sarandë/ Merren në pyetje 10 persona, autorët mesazh paralajmërimi pronarit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.06.2022, 09:19

Pas shpërthimit të tritolit mbrëmjen e djeshme në "Yacht Premium Hotel", në Sarandë, policia ka marrë në pyetje 10 persona. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se kamerat e hotelit “Yacht” kanë qenë jashtë funksionit në momentin e ngjarjes duke vështirësuar punën e policisë, e cila është detyruar të sekuestrojë kamerat e bizneseve dhe banesave përreth vendit të ngjarjes.

Gjithashtu bëhet me dije se autorët nuk kanë pasur qëllim shkatërrimin e hotelit, por paralajmërimin e pronarit ose prishjen e imazhit të tij pasi sasia e eksplozivi të vendosur ishte rreth 50 gram, ndërsa vendi ishte tek garazhi i tij, duke mos shkaktuar dëme të mëdha materiale edhe pse zhurma e shpërthimit u dëgjua fuqishëm në gjithë qytetin.

Pronari i hotelit, "Yacht Premium Hotel", Mariel Murati ku shpërtheu eksplozivi, aktualisht mban postin e drejtor në Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të kujdesit Shëndetësor në Sarandë. Ai u shkarkua ne korrik 2018 si drejtor i ALUIZNI-t nga Ministrja e Drejtësisë aso kohe Etilda Gjonaj, e cila e çoi edhe për ndjekje penale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit