Tritol për herë të dytë hotelit në Sarandë, kamerat e biznesit të Muratit nuk punonin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.06.2022, 09:03

Mbrëmjen e djeshme është regjistruar një shpërthim i fuqishëm në një hotel të inauguruar kohët e fundit në Sarandë.

Pronari i hotelit, "Yacht Premium Hotel", Mariel Murati ku shpërtheu eksplozivi, aktualisht mban postin e drejtor në Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të kujdesit Shëndetësor në Sarandë.

Ai u shkarkua ne korrik 2018 si drejtor i ALUIZNI-t nga Ministrja e Drejtësisë aso kohe Etilda Gjonaj, e cila e çoi edhe për ndjekje penale.

Pas ngjarjes janë sekuestruar kamerat e sigurisë pranë hotelit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë dhe identifikimin e autorëve të cilët hodhën lëndë plasëse në hyrjen e garazhit, por kamerat e hotelit nuk punonin.

Ndërkohë në dëshminë e tij Murati është shprehur se nuk e di se kush qëndron pas sulmit me tritol që iu bë hotelit të tij pasi nuk ka konflikte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit