Varrimi i 30 vjeçarit, Gazmend Hyseni, bëhet nesër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.05.2022, 20:18

Varrimi i të vrarit sot në Ferizaj, Gazmend Hyseni, do të bëhet nesër në ora 13:30 te varrezat e qytetit në Ferizaj.

Kështu ka njoftuar një familjare e të ndjerit.

Fitore Hyseni Topalli, ka shpërndarën njoftimin nëpërmjet rrjetit Facebook.

“NJOFTIM: Të Allahut jemi, tek ai do kthehemi. Ju njoftojmë se varrimi i të ndjerit Gazmend Hyseni bëhet nesër në kohen e drekës ë ora 13:30 tek varrezat e qytetit”, ka shkruar ajo.

I ndjeri Hyseni ishte 30 vjeç. Ai vdiq sot si pasojë e plagëve të marra, pasi u qëllua shtatë herë me armë nga një person tjetër në Ferizaj në orët e para të së shtunes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit