Benzema superticioz, zbulohet gjesti që bëri pak orë para finales

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 28.05.2022, 17:34

Karim Benzema qenka superticioz dhe shumë pak njerëz e dinin. Francezi ka bërë një gjest të çuditshëm pak orë para finales me Liverpoolin në Champions League. Pritej që ai të shoqëronte trajnerin Karlo Ançelotin në konferencën e djeshme për shtyp përpara finales së Champions-it, por sulmuesi francez e refuzoi një gjë të tillë për shkak të një besëtytnie

Sipas “COPE”, në datën 15 shkurt, një ditë pasi ai u shfaq në konferencë për të folur për ndeshjen e 1/ 8-ave të Champions-it kundër PSG-së në “Parc des Princes”, spanjollët u mundën 1-0.

Finalja e Ligës së Kampioneve do të luhet në “Stade de France” dhe jo në stadiumin e kampionëve të Francës, PSG-së, megjithatë Benzema beson se shfaqja e tij në konferencë do t’i sillte fat të keq skuadrës në finalen me Liverpoolin.

Fakti tjetër që tregon se francezi është superticioz dallohet gjithashtu pasi ai vazhdon të mbajë dorën e tij të mbuluar me një fashë, pavarësisht se ka shumë kohë që ka kaluar dëmtimin, por golat e shumtë që shënoi me të në dorë, e bënë të besojë. Të shohim a do i vlejnë sonte Benzemasë këto veprime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit