“M’kanë rreh shokët për Feron”/ Vëllai i Butës ishte therrur me thikë para vrasjes

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.05.2022, 15:23

Qyteti i Ferizajt është tronditur mbrëmë nga vrasja e 30-vjeçarit në mes të rrugës.

Siç kemi raportuar, personi që mbeti i vrarë nga të shtënat me armë është Gazmend Hyseni i njohur me nofkën Strella. Ndërsa dorasi që vrau ‘Strellën’ është vëllai i reperit Buta, Qëndrim Januzi i njohur me nofkën ‘Rifa’.

Lidhur me rasti një qytetar nga Ferizaj ka treguar një ngjarje e cila lidhet me vrasjen që ndodhi në mesnatë në “Rexhep Bislimi”, raporton Insajderi.

Sipas qytetarit, Januzi dje rreth orë 19:25 ishte therurr dhe se nga kokë kishte gjakderdhje të madhe. Ky i fundit i kishte thënë se shokët e tij e kishin rrahur për reperin Fero.

“Merrni kamerat e sigurisë tek posta e madhe, aty qëndron për gjysmë ore që i dilte nga koka gjaku pa ndalë. Nëse janë pamjet e kamerave afrohem dhe i them: ‘Hajde shkojna në emergjencë se prej gjakderdhjes që ki vdes’, një maicë e verdhë sportive e mbuluar me gjak, dy shokë i jepnin palloma për ta ndalë gjakderdhjen“.

“‘Hec kqyri puntë e tua, mkanë rre shoktë për Feron, pardje jam hi live ja kam palu ja kam dhi karierën’”, ka shkruar qytetari.

Qytetari kishte kontaktuar edhe policinë katër herë radhazi, por që nuk kishte ardhur askush.

“Kam qëndruar me thënë 2 minuta jam larguar edhe e kam thirrë 4 herë policinë, ama 4 herë kam fol e ju thash: ‘O burrë një djal e kanë therr te posta është i mlun me gjak. Ky djali i therrur doli pas bibliotekës pas me thënë 20 minuta që nuk erdh askush dhe me një birrë ne dorë nuk e pash ku shkoi”.

“Sot kur e lexova çka ka ndodhë, u ndjeva shumë fajtor se ndoshta mund të ishte parandaluar, nëse ish marrë në emergjencë dhe kishin pushuar gjakrat, kish pas tretman mjekësor dhe kish pas rrjedhojë tjetër, ka qenë e shkruar të ndodhë kështu. Qoftë rasti i fundit ky i sotmi, ngushëllime familjes për djalin e tyre dhe uroj të jemi bashkë si qytetarë e institucione!”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit