Vritet një 30-vjeçar në Kosovë, autor dyshohet vellai i reperit Buta

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.05.2022, 11:15

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmje e 28 majit në Ferizaj, ku një 30 vjeçar ka mbetur i vdekur në rrugën “Rexhep Bislimi” tek marketi ” Euro Market”.

Personi që mbeti i vrarë nga të shtënat me armë është Gazmend Hyseni i njohur me nofkën Strella, ndërkaq burime të Insajderit konfirmojnë se dorasi është Qendrim Januzi, vëllai i Butës.

Sipas Policisë, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit