Luhet sonte finalja e Champions League, Liverpooli dhe Reali synojnë lavdinë

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 28.05.2022, 07:03

Do të luhet sonte në mbrëmje në Paris në orën 21:00, finalja e Champions League. Liverpooli dhe Real Madridi do diskutojnë mes tyre trofeun më prestigjoz në Europë për klube. Në Paris janë të gjithë gati, ndërsa edhe pak orë dhe fjalën do ta marrin skuadrat në fushë.

Dy ekipet do të takohen për herë të tretë mes tyre në finalen e Ligës së Kampioneve. Ky është çifti që është përballur më shpesh në finalen e këtij kompeticioni. Liverpooli fitoi finalen në vitin 1981, ndërsa Reali atë të vitit 2018.

Në rast të një suksesi kundër Liverpoolit, Reali do të garantonte titullin për herë të 14-të në historinë e tij ose sa dyfishi i ndjekësit të tij më të afërt, Milani (7). “Los Blancos” nuk kanë humbur asnjë nga 7 finalet e fundit në Ligën e Kampioneve.

Nga ana tjetër, Liverpooli që humbi titullin në Angli, do jetë sonte i fokusuar 100% për ta sjellë në "Anfield këtë trofe prestigjoz. Gjithashtu do jetë një duel strategësh, teksa vihen përballë dy mjeshtra si Jurgen Klopp dhe Carlo Ancelotti. Të shohim kush do ia dalë...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit