Interi i prish festën Romës, gati t’i “rrëmbejë” yllin e ekipit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 26.05.2022, 15:51

Roma fitoi mbrëmjen e djeshme trofeun e Conference League, por një lajm nga merkatoja mund të prishë disi festën e tifozëve verdhekuq. Mesfushori i Romës, Henrik Mikitarjan duket më pranë se kurrë një transferimi te Interi sipas raportimeve nga mediat italiane.

Mesfushori armen është në fund të kontratës me klubin verdhekuq dhe vetëm një ditë pas triumfit në finalen e Tiranës, duket se po mendon menjëherë të ardhmen e tij, e cila duket larg “Olimpicos”.

Interi i ka ofruar 33-vjeçarit një kontratë 2-vjeçare me opsion dhe për një vit të tretë me një pagë 3.5 milionë euro në sezon.

Sipas “Sport Mediaset” nëse gjithçka shkon sipas planeve, lojtari pritet të kryej vizitat mjekësore me zikaltërit në javën e ardhshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit