Aksident tragjik në rrugën Shkup-Veles, humb jetën një fëmijë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.05.2022, 13:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në afërsi të Shkupit.

Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Shkup-Veles ku ka humbur jetën një fëmijë dhe dy persona të tjerë një burrë dhe një grua kanë pësuar lëndime të rënda.

“Me datë 25.05.2022 në ora 14.45 në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Shkup – Veles, para pikë pagesës Sopot, automjeti “Renault Clio” me targa të Negotinës, drejtuar nga D.V. (38) nga Negotina, ka dalur nga rruga.

Në aksidenti janë lënduar rëndë shoferi dhe një bashkudhëtar i mitur (fëmijë), të cilët janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Veles, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekjen e fëmijës.

Gjithashtu lëndime të rënda ka marrë edhe bashkudhëtarja V.V. (28) nga Negotina”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit