Zbulohet numri i saktë i tifozëve që arritën të futeshin në stadium për finalen Roma-Feynord

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 26.05.2022, 08:54

Plot 18 mijë e 12 spektatorë arritën të ndiqnin nga afër finalen e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Feynordit, ku italianët triumfuan me rezultatin 1-0 falë golit të Zaniolos në minutën e 32-të. Pas ndeshjes është zbuluar shifra zyrtare e të pranishmëve në “Air Albania”.

Edhe pse pritshmëritë ishin më të larta për sa i përket të pranishmëve në impiantin modern, për shkak edhe të shitjeve të të gjithë biletave në kohë rekord, vetëm 18 mijë e 12 spektatorë arritën të futeshin në “Air Albania”, kjo për shkak të problemeve që mund të kenë shfaqur një pjesë tifozësh, apo edhe për shkak të biletave që kanë mbetur stog në tregun e zi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit