Roma skuq Tiranën, mposht Feynordin dhe fiton Conference League

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 25.05.2022, 23:01

Roma e Jose Mourinhos ia ka dalë. Skuadra italiane shkruan historinë në Tiranë, teksa mposhti në finalen e Ligës së Konferencës, Fejnordin me rezultatin 1-0, duke siguruar kështu trofeun e parë të ligës më të re Europiane.

Goli i Nikolo Zaniolos, në minutën e 32-të, i dhuroi këtë sukses të artë kryeqytetasve, të cilët kishin pritur më shumë se 60 vite, për të provuar shijen e një trofeu Europian për klube. Edhe pse holandezët, bënë gjithçka në pjesën e dytë, për të barazuar sfidën, fati nuk ishte me ta, teksa goditën 2 herë shtyllën. Në fund, festë e çmendur e italianëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit