Atmosfera jashtë stadiumit, mijëra tifozë presin të futen brenda

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 25.05.2022, 18:54

Tirana pret sot një eveniment historik për Shqipërinë, finalen e Ligës së Konferencës e cila luhet mes Romës dhe Feynordit në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”. Një ngjarje e rëndësisë së madhe që nuk kishte ndodhur më parë në vendin tonë.

Kur jemi afro dy orë nga starti i ndeshjes, atmosfera në ambientet e jashtme të “Air Albania”-s duket e qetë, teksa shihen grumbujt e të dy tifozerive në radhë për t’u futur në stadium.

Për fat të mirë, nuk raportohet për incidente deri tani. Futja në stadium vazhdon normalisht dhe mijëra tifozë presin të akomodohen në impiant për të shijuar ndeshjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit