Të punësuarit në Drejtorinë e Librave Amë protestuan para Ministrisë së Financave

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.05.2022, 18:09

Anëtarët e Sindikatës së pavarur të Drejtorisë për udhëheqjen e librave të amzës, sot protestuan para Ministrisë së Financave me kërkesë për të realizuar takim me përfaqësues të Ministrisë. Marjan Ristevski, nga Konfederata e organizatave sindikale (KOSM) tha se presin t’u thuhet çka po ndodh me këtë kategori të të punësuarve, gjegjësisht nëse ka para për realizimin e kërkesave të tyre në pajtim me marrëveshjen kolektive për të cilin u pajtuan me Ministrinë e Drejtësisë dhe për rritje lineare të pagave për 30 për qind.

“Po bëjmë greva, nuk jepen certifikata, nervozë tek të punësuarit. Kjo është lojë e nervave nga ana e tyre, e qëndrueshmërisë, nuk di çka. Me siguri kanë ndonjë strategji, le ta thonë cila është ajo. Nëse edhe më tej nuk pajtohen për kërkesat tona, hapi ardhshëm do të jetë protestë masive para qeverisë. Të gjitha institucionet i kaluam, ka mbetur edhe kryeministri Kovaçevski. Merret përshtypje se aspak nuk janë të interesuar”, tha Risteski.

Kjo kategori e të punësuarve, theksoi Risteski, i ka të gjitha të dhënat për qytetarët nga momenti kur kanë lindur e deri në fund të jetës.

Pas harmonizimit të sindikatës me Ministrinë e Drejtësisë për marrëveshje kolektive ata paralajmëruan se do të vazhdojnë me grevën, që zgjatë tani më një muaj, derisa marrëveshja nuk miratohet nga Ministria e Financave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit